Dua Lipa feston shqip (Video)

Para një koncerti madhështor, duhet një festë e mirë… me muzikë shqip!

E kështu, mbrëmjen e kaluar Dua Lipa festoi me shoqërinë e të afërmit e saj në Prishtinë, duke kërcyer sigurisht nën tingujt e “Ku Vajti” nga Elvana Gjata (bashkë me të), “Shumë Pis” nga Era dhe Ledri, etj.

Advertisement

Nga videot duket se po e shijonin jashtë mase muzikën shqiptare, madje dhe i dashuri i saj Isaac Carew. Prisnim ndonjë hedhje skenike si në klipin e Elvanës, por e kuptojmë që duhet pak punë për atë.

Dua do të performojë live në “Sunny Hill Festival”, një festival ky që do të mbahet këtë fundjavë në Kosovë mes emra të njohur artistësh nga vendi dhe jashtë.