Pak kohë më parë Pallati Kensington njoftoi se me rastin e dasmës mbretërore të princ Harry dhe aktores Meghan Markle , më 19 maj, në territorin e kështjellës Windsor, pritet të marrin pjesë 2 640 persona…por këtu nuk përfshihen disa emra të rëndësishëm.

Për të shmangur çdo keqkuptim të mundshëm, çifti ka vendosur që të mos ftojë në dasmë asnjë prej zyrtarëve të politikës. Bëhet fjalë më konkretisht për çiftin Obama, kryeminstren e Anglisë, Theresa May dhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Advertisement

Kujtojmë se Princ Harry krijoi një marrëdhënie shumë miqësore me ish- presidentin gjatë lojrave “Indivictus”, në Toronto vitin e shkuar. I pyetur nga një program radiofonik i BBC-së, nëse ish- presidenti Obama do të ishte i ftuar në dasmë, princi e anashkaloi pyetjen e gazetares duke iu përgjigjur shkurt: “Nuk dua ta prish surprizën.”  Me sa duket surpriza ishte pikërisht kjo…

E gjithë kjo pasi zyrtarë të pallatit theksuan në janar të këtij viti për Daily Mail se nëse Obama ftohet në dasmë, do të duket si “thikë pas shpine” për Z.Trump… Eh, ky Donald!