Linda Halimi flet për puthjen me vajzën e klipit: Na u desh ta përsërisnim 6 herë!

Videoklipi “Murda” i këngëtares shqiptare Linda Halimi bëri shumë bujë në media.

Skenat e nxehta që shfaqnin këngëtaren duke shkëmbyer puthje me një vajzë u komentuan pafund. Ndërsa vetë Linda pranoi se kjo këngë ishte një eksperiment. Në një intervistë për “Wake Up”, Linda ka folur për detajet e klipit.

Advertisement

“Unë jam person shumë i rezervuar. Gjërat intime i kam ruajtur për në dhomën e gjumit. Skena ka qenë shumë e sikletshme sepse ne duhet të silleshim sikur ishim vetëm, ndërsa pas kamerës ishin pesë persona të ndriçimit dhe grimierë, pra të gjithë ata që po punonin me ne. Na u desh ta përsërisnim puthjen gjashtë herë.

I vetmi problem dhe dallim ishte buzëkuqi. Ngaqë i kishim të dyja buzët e lyera, sa herë na duhej të përsërisnim puthjen, duhet të lanim dhëmbët dhe të lyenim buzët sërish”,-ka shpjeguar Linda.

Më tej këngëtarja zbuloi se ideja për atë skenë ishte e regjisorit të klipit dhe kjo zgjedhje nuk ishte frymëzuar nga kënga e Rita Orës, siç është përfolur së fundmi. Lindita tha se e kishte dëgjuar këngën më parë, por s’e kishte parë klipin. Pasi e pa, “kuptoi ngjashmëritë” dhe e la me aq.