Tom Cruise fotografohet përkrah një gruaje misterioze 6 vite pas divorcit

Kanë kaluar gjashtë vite nga divorci me Katie Holmes dhe aktori nuk ishte fotografuar asnjëherë me një femër deri të hënën që kaloi në Los Angeles.

E meqë kjo nuk është gjë e zakonshme për 56-vjeçarin, mediat kanë filluar të interesohen për gruan misterioze: cila është bjondja në foto?

Advertisement

Deri më tani nuk është konfirmuar asgjë, por mediat aludojnë se me shumë mundësi dyshja është e përfshirë në një romancë.

E nëse është kështu, kujtomë se aktori nuk ka qenë në një lidhje serioze që nga martesa me Katie Holmes, që zgjati vetëm 6 vite me të cilën ka një vajzë tashmë 12-vjeçare të quajtur Suri.