Pak kohë më parë në media ka qarkulluar lajmi se pas ribashkimit të bujshëm, Selena Gomez dhe Justin Bieber ishin ndarë sërish.

E kundër kësaj lidhje u përfol se ishte edhe nëna e Selenës, por mesa duket ishin thjesht thashetheme sepse çifti jo vetëm që nuk janë ndarë, por duken shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Advertisement

Javët e fundit, Selena i është nënshtruar një trajtimi për depresion, mirëpo përveç familjarëve, ajo ka patur pranë edhe Justin Bieber. Sajti i njohur E!News, bën me dije se këngëtari kanadez i ka ofruar një “shpatull” për t’u mbështetur Selenës gjatë përiudhës së saj të rehabilitimit.

E pas kësaj terapie, Selena ndihet e fuqizuar dhe më mirë psikologjikisht.
Selena ka marrë pjesë në një ndeshje hokei këtë javë, ku njëri prej lojtarëve ishte pikërisht Justin. Ajo ka ndjekur të dashurin e saj deri në fund dhe më pas janë larguar së bashku.