Ledri Vula feston me babanë e ish-it deri në orët e para të mëngjesit (Video)

Vite më parë, flitej për një romancë mes “modeles dhe reperit”, i cili sapo ishte ndarë nga Dafina Zeqiri.

Kur Dua Lipa ende nuk kishte njohur suksesin në muzikë, është përfolur se ka patur një lidhje me Ledri Vulën. Gjatë vitit 2013, Dua ka punuar me disa agjenci modelingu në Britani si dhe u shfaq në spotin e ‘X Factor UK’. Megjithatë, asnjëri prej tyre asokohe nuk pohoi asgjë për një lidhje.

Advertisement

Por sot ata kanë vazhduar jetën e tyre me partnerët e rinj respektivë dhe kanë mbetur miq. Madje reperi ka një miqësi të mirë edhe me babain e Duas, Dukagjin Lipa. Duke qenë se ky i fundit ndodhet në Shqipëri, k kaluar mbrëmjen duke festuar në një club bashkë me Ledrin, menaxherin Faton Shoshi, MC Kreshan dhe miq të tjerë. Presim që Ledrin dhe Dua-n t’i shohim të performojnë në të njëjtë skenë në gusht në Sunny Hill Festival.