Ledri Vula dhe Elvana Gjata gati për një verë të zjarrtë!

Pas suksesit të “Mike”, Ledri Vula dhe Elvana Gjata bëhen sërish bashkë. Dyshja janë gati për të sjellë një këngë që jemi të bindur se do të bëhet hiti i verës.

Elvana dhe Ledri do të publikojnë së shpejti një këngë ritmike, për të cilën na kanë njoftuar përmes një postimi në Instagram. “Ku je ti unë viiii”, shkroi reperi në mbishkrimin e videos.

Advertisement

Ledri ka komentuar “No Love”, gjë që na bën të mendojmë se mund të titullohet kështu. Mezi po presim ditën e premte 7 qershor.

Ku je ti une vi t’premten 😜 ka ora 6pm– ka shkruar Elvana në instagram.