Ledioni jep lajmin e bukur, rikthehet “Top Music Awards” (Foto)

Pas një suksesi disa vjeçar, Top Fest u mbyll për t’ja pasuar suksesin një tjetër produksioni në vitin 2016, Top Music Awards.

Dhe ndërkohë që në vitin 2017, pritej edicioni i dytë, por kjo nuk ndodhi duke bërë të mendohej se nisja ishte edhe fundi i tij. Por sot Ledioni ka dhënë lajmin e mirë. Moderatori i ” The Voice Kids” ka publikuar një foto në Instastory ku shkruan: “Mezi po pres për ardhjen e Top Awards”.

Advertisement

Në këtë mënyrë ai ka lënë të kuptohet se pas mbylljes së “The Voice Kids” do të vazhdojë edicioni i dytë i “Top Music Awards”.