Kur aktorët marrin vendime drastike për pamjen e tyre…

Rasti më i fundit është ai i aktores së famshme Charlize Theron, e cila shtoi 23 kg për rolin e saj në filmin më të fundit, “Tully”.

Advertisement

Charlize Theron luan rolin e Marlo, nënën mbipeshë të tre fëmijëve, ku një prej tyre është i sapolindur. I vëllai i bën dhuratë një dado për t’u kujdesur për fëmijët, por Marlo stepet nga ekstravaganca e të pasurit një dado. Me kalimin e kohës, ajo formon një lidhje të veçantë me dadon e re, të quajtur Tully.

Theron zbuloi se dieta e rëndë e depresionoi, pasi e gjente veten me një tas me makarona në duar në dy të natës.
“Doja të ndjeja çfarë ndjente gruaja në rol dhe mendoj se ç’bëra ishte mënyra më e mirë për të qenë pranë atij stli jetese,” tha 42-vjeçarja për Entertainment Tonight.

“Ishte një surprizë e madhe për mua. Depresioni më goditi në fytyrë. Për herë të parë në jetën time po haja aq shumë ushqime të procesuara dhe po pija shumë pije me sheqer. S’isha njeriu më argëtues në këtë film.”

Ndërsa për sa i përket humbjes së peshës, Charlize tregon se iu desh një vit e gjysëm të vinte në gjendjen e saj normale dhe nuk ishte aspak e thjeshtë.