Artisti Ed Sheeran është pjesë e një aksidenti ditën e sotme. Një makinë ka përplasur yllin e POP-it, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në kryeqytetin Britanik.

Ai nuk është ndalur së vëni në dijeni fansat e tij për ngjarjen që ka ndodhur duke publikuar një foto në instagramin e tij, ku shkruhej: ” Kam patur një aksident me biçikletë dhe për momentin jam duke pritur këshillat mjeksore, të cilat mund edhe të ndikojnë në spektaklet e ardhshme. Ju lutem, qëndroni të sintonizuar për informacionet e mëtejshme. Ed x”

Advertisement


Shkrimi është shoqëruar me një foto, ku shihet dora e tij e djathtë, me të cilën artisti i bie edhe kitarrës, e vendosur në allçi dhe dora e tij e majtë mbahet në një pozicion statik me fashë.

Sheeran ka të planifikuar javën e ardhme, fluturimin e tij për në kontinentin Aziatik, ku do të vashdoj koncertin e tij. Por, pas ngjarjes së sotme nuk dihet nëse këto data do të anulohen apo jo.