Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi para tre muajsh realizoi martesën me vajzën që e kishte njohur që kur ishin fëmijë, Antonela Rocuzzo.

Në kohën që u martuan ata ishin katër pjestarë në familje, por tre muaj pas martesës çifti njofton se do të bëhën pesë. Lionel Messi do të bëhet baba për herë të tretë.

Advertisement

Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e tij, nëpërmjet një postimi në “Instagram”, duke konfirmuar se është në një pritje të ëmbël. Në postim, Antonela publikon një foto, ku shfaqet e rrethuar nga futbollisti dhe djemtë e tyre, Thiago e Mateo, të cilët kanë prekur barkun e saj. “Familja prej 5 vetësh”, shkruante Antonela në mesazhin përkrah fotos familjare.

 

Sa bukur kur marrim lajme të tilla!