Këngëtarja e famshme Lady Gaga ka njoftuar anulimin e 10 datave të koncerteve, pjesë e një turi botëror që ajo po zhvillon.
Datat e anuluara kanë qenë programuar në kontinentin e Europës, ndërsa arsyeja duket të jetë gjendja shëndetësore e saj.
Në një deklaratë në Twitter, Lady Gaga shkruante se “ishte e shkatërruar” dhe se “duhet të vërë shëndetin e saj mbi gjithçka”, ndërsa u kërkonte ndjesë fansave për këtë vendim.
Këngëtarja fituese e çmimit Grammy vuan nga një fibromialgji, që në një periudhë afatgjatë mund të shkaktojë dhimbje në të gjithë trupin.
Vendimi për anulimin u mor në mënyrë të befasishme, por me këmbënguljen e madhe të stafit të saj mjekësor.
Nga anulimi preken edhe koncertet madhështore të programuara në Londër dhe Manchester, ndërsa ata që kanë blerë tashmë nëj biletë, mund të aplikojnë për rimbursim që nga data 6 shkurt.