Lady Gaga puth në buzë muzikantin e martuar

Ditët e fundit këngëtarja Lady Gaga ka qenë në qendër të vëmendjes pasi aludohet se është shkaku që marrëdhënia mes  Irina Shayk dhe Bradley Cooper ka përfunduar.

Por përveç kësaj historie ajo është lakuar edhe për diçka tjetër. Në një nga performancat e saj ekstravagante Gaga puthi në skenë një nga muzikantët, i cili është i martuar.

Sipas mediave ata janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin aq sa konsiderohen vëlla e motër.

Gjatë koncertit, ata i mbajtën duart njëri- tjetrin dhe pasi Gaga këndoi pjesën ku thotë:

“I dashur, më puth”… u puthën. Por kaq mjaftoi që njerëzit të shprehen shumë të revoltuar për këtë veprim të saj.

“E di që janë shokë që kur s’mbahet mend… Po për shpirt të Jezu Krishtit, ai është i martuar! Gaga duhet të sillet më mirë. Kishte dhe gruan aty”,-kanë shkruar ndjekësit.

Këngëtarja lakohet gjithnjë për sjelljet e saj ekstravagante.

 

l3l3l2l1
/Opinion.al/