NEW MUSIC | Taylor Swift: “You Need to Calm Down”

Ditën e sotme, Taylor Swift ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të fundit me titull “You need to calm down”. Që në momentin e parë që kënga u publikua thjesht si audio, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi fansat mendonin se ishte një “diss” për Presidentin Donald Trump.

Por duket se surpriza e vërtetë e këtij projekti është videoklipi. Një klip shumë i veçantë, pjesë e të cilit janë emrat më të njohur të showbiz-it botëror si Ellen Degeneres, Rayan Reynolds e shumë të tjerë. Por nuk mbaron këtu!

Advertisement

“Qershia mbi tortë” sa i përket suprizave është prania e Katy Perry-t në këtë videoklip. Ish-armikja e përbetuar e Taylor shfaqet për disa minuta në fundin e klipit dhe shihet teksa dy vajzat përqafohen dhe bëjnë paqe. Të dyja maskota, Katy e veshur si hamburger dhe Taylor si patate të skuqura.

Kënga “You Need to Calm Down” duket si një tentativë e Taylor për të patur një himn për tolerancën dhe mirëkuptimin dhe momenti i pajtimit me Katy-n është shembulli ideal nga jeta e saj reale për të përcjellë mesazhin e këngës.