Lady Gaga ka performuar në hapjen e Lojrave Europiane në Baku (Azerbaijan) të premten (12 Qershor). Performanca e saj mund të shihet tashmë online. Këngëtarja hyri në Stadiumin Olimpik me një fustan të bardhë për të performuar baladën klasike të John Lennon “Imagine”. Performanca ishte e zhveshur nga çdo element përveç një pianoje të mbuluar plot me lule dhe vokalit mbresëlënës të Gaga. Në Lojrat Europiane 2015 do të marrin pjesë më tepër se 6.000 atletë nga 50 Komitete Kombëtare Olimpike nga Europa.

Shijojeni këtë performancë:

Advertisement