Lady Gaga, dasmë 5 milionë euro në Venecia

Nëse viti 2018 ishte vit ‘I artë’ për Lady Gaga, falë filmit në të cilin interpretonte dhe mbante titullin “A star is born”, 2019a për artisten do jetë viti i ‘buqetës së nuses’. Sipas thashethemeve dhe informacioneve që vijnë nga Amerika e largët, Stefanie Joanne Angelina Germanotta, ky është emri i vërtetë i artistes 32 vjeçare, do martohet me menaxherin e saj, thuajse 50 vjeçar Christian Carino. Thuhet se do jetë një dasëm e denjë për një faraon: plot 5 milionë euro llogariten shpenzimet. Dasma mendohet të zhvillohet në qytetin ku dyshja u njoh, në Venecia, dhe ku debutoi si aktore. Lajmi është bërë I ditur nga revista amerikane “Life & Style”, e cila ka interpretuar disa konfirmime nga Miss Germanotta, e cila ka dhënë sinjale për një dasmë të shpejtë. Ceremonia do jetë shumë e fshehtë, me një rreth të ngushtë miqsh, mes të cilëve Elton John, Bradley Cooper e Donatella Versace, që, mesa duket, do jetë edhe dizenjuesja e fustanit të nuses.

/GazetaShqip/

Advertisement