Pas videoklipit të Beyoncé dhe Jay Z, muzeu i ‘Louvre-it’ arrin një numër rekord vizitorësh

Muzeu më i vizituar në botë, ‘Louvre’ në Paris, ka thyer rekord vizitorësh në vitin që lamë pas. Numri i tyre arrinte në 10.2 milionë dhe kjo ndodhi vetëm pas videoklipit të Beyoncé dhe Jay Z në muze. Ky numër vizitorësh ka pasur një rritje me 25% duke thyer kështu rekordin e vitit 2012, 9.7 milionë vizitorë. Më shumë se 50% e tyre kanë qenë nën moshën 30 dhe kjo falë këngës ‘Apeshit’, pasi është parë si diçka pozitive që promovon artin e këtij muzeu kudo nëpër botë. Stafi i muzeumit është detyruar të krijojë një guidë për vizitorët specialë, ku bënte pjesë çdo gjë që shfaqej në video dhe gjithçka ka rezultuar një sukses. /WHO/

Advertisement