Sipas burimeve të afërta, 20 vjeçarja Kylie Jenner, nuk po e përjeton aspak mirë shtatzëninë.

Kylie-t i pëlqen të qëndrojë thuajse gjithë kohës në shtëpi dhe gjatë gjithë kohës është e mërzitur për shkak të distancës me Travis Scott. Gjëndja e së bijës e ka shqetësuar së tepërmi Kris jenner-in e cila e paralajmëroi reperin duke i thënë se Kylie meritonte më shumë se kaq dhe se nuk do ta lejonte kurrsesi që t’ia lëndonte vogëlushen.

Advertisement

Por jo vetëm, kaq. Edhe kur çifti ndodhen pranë njëri-tjetrit, mes tyre nuk ka intimitet. Dhe e gjitha kjo për shkak të Kyliet. E vogla e familjes Jenner, duke qenë se nuk ndihet rehat me trupin e saj për shkak të kileve që ka shtuar gjatë shtatzënisë, refuzon të kryejë marrëdhënie.

“Nuk kanë kryer marrëdhënie që prej 3 muajve. Kylie nuk ndihet seksi, nuk është fare rehat, plus nga ana atjetër Travis nuk do t’i shkaktojë presion. Ama nuk është e lehtë as për të. Situata është shumë keq vërtet.”,- u tha përsëri për “Hollywood Life”.