Kylie Jenner flet qartë, tregon kush është babai i Stormit (Foto)

Vogëlushja Stormi është padyshim fëmija më i komentuar në botë.

Pasi Kylie Jenner nisi të bënte publike imazhet e vogëlushes së saj, Stormi, rrjeti nisi të aludojë mbi atësinë e saj. Qarkulluan thashetheme se babai i vërtetë i Stormit nuk ishte Travis Scott, por roja e 20 vjeçares, Tim Chung.

Advertisement

Edhe pse ata heshtnin, lajmet sa vinin dhe merrnin përhapje edhe më të gjerë. Chung, kur është pyetur nga gazetarët, ka thënë se me Kylien nuk kishte asgjë më shumë sesa profesionale dhe i kërkoi mediave ta linin të qetë. Ndërsa reagimi i fundit vjen nga vetë Kylie e cila postoi në Instagram një foto me partnerin e saj, Travis Scott gjatë paraqitjes së tyre në Met Gala. Krah fotos ajo shkruan qartë: “Prindërit e Stormit”.

Në këtë mënyrë ajo i ka mbyllur njëherë e mirë gojët e liga.