Menduat se emri i True u zgjodh nga tradhëtia e Tristan? Khloe tregon se e keni gabim

Tradhëtia e Tristan Thompson ndaj Khloe-s u kthye në një nga temat më të diskutuara në media për një kohë të gjatë, por çifti vazhdon të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë dhe i janë përkushtuar plotësisht vogëlushes True.

Ai e kishte tradhëtuar 32 vjeçaren që kur ajo ishte 3 muajshe shtatzënë. Dhe emri që Khloe vendosi për vajzën, u mendua se ishte frymëzuar nga e vërteta e mashtrimeve të Thompson. Megjithatë ylli i reality show-t na surprizoi sepse emri “True” nuk paska fare lidhje me tardhëtinë, por lidhet me gjyshërit e saj.

Advertisement

“E dija se fëmija im duhet të kishte një shkronjë T në brendësi të tij dhe gjatë një darke familjare duke menduar për disa emra gjyshja ime më sugjeroi emrin True.”,- tha ajo.

Por në fakt nuk mbyllet me kaq, sepse True ishte një kombinim emrash mes atij të stërgjyshit dhe gjyshit të gjyshes së Khloe. Më tej Khloe ka thënë se ky emër e ka shoqëruar gjatë gjithë shtatzënisë së saj dhe prandaj vendosi që vajza të quhej True dhe aq më tepër që është një emër familjar.