Prej disa muajsh është përfolur për një shtatzëni të mundshme, mirëpo nuk kemi patur asnjëherë një konfirmim zyrtar.

Ama fotot e para që tregon barkun e Kylie Jenner mund të jenë këto. Por, para se të jeni shumë të emocionuar, është e rëndësishme të theksohet se vlefshmëria e këtyre fotografive nuk është konfirmuar, prandaj shikojini me syrin e skepticizmit.

Advertisement

Këto foto janë shkrepur në një festë të organizuar për ditëlindjen e mikëshës së saj më të mirë, Jordyn Woods, ku shfaqet Kylie me rroba të zeza të gjëra dhe me barkun e fryrë, shkruan EliteDaily. Menjëherë kanë vërshuar komentet e fansave ku shumë prej tyre janë gëzuar nga këto foto, ndërkohë që shumë të tjerë janë skeptikë prej kualitetit të dobët të fotos dhe thonë që është photoshop.