Një intervistë e pazakontë mes ish presidentit amerikan Barack Obama dhe Princit Harry u realizua ditën e djeshme, për rreth 40 minuta. Një intervistë si rrallë herë më parë, Princi i bën pyetje një ish presidenti dhe personazhi mjaft të dashur, jo vetëm për Amerikanët. Princ Harry ishte i ftuari special nga BBC Radio 4 i cili pati rolin e intervistuesit, një traditë që BBC ndjek me personazhet më të lakmuar gjatë fundit të vitit.  Në fillim të intervistës Barack Obama foli rreth shqetësimit të tij mbi ndikimin e mediave sociale që sipas tij transformojnë të vërtetën, raportet me bashkëshorten e tij Michele e ndërsa më pas, Princ Harry e pyeti në lidhje me preferencat e tij, personazhet, filmat me disa pyetje rrufe.

Princi e pyeti nëse pëlqente më shumë filmin ‘Suits’ apo ‘The Good Wife’, Obama iu përgjigj Suits, (ndoshta për t’i bërë qejfin se në filmin Suits luan aktorja Meghan Markle, e fejuara e tij amerikane), ndërsa Harry i thotë se ishte përgjigje e shkëlqyer. Harry e pyeti nëse pëlqen më shumë Princin William apo atë vetë (Harry-n)? Obama iu përgjigj: “Thjesht Harry, në këtë moment.”

Advertisement

Lëxoni pyetjet e tjera që kërkojnë një përgjigje të shpejtë me një fjalë:

Bokse apo pantallona të shkurtra? – Obama nuk iu përgjigj.

Basketbollistin LeBron James apo Michael Jordan?  -Jordan, më pëlqen James, por jam nga Çikago.

Këngëtaren Aretha Franklin or Tina Turner? -Aretha është më e mira..

Rachel apo Monica?– Më pëlqen Rachel. (Nga seriali Friends)

Kim Kardashian apo Chloe? -Kam nevojë për kohë që t’i përgjigjem kësaj.

Filmin Titanic apo The Bodyguard?– Tianic ishte përgjigja e Obamës.

Cigare apo çamçakëz? – Çamçakëz tani ‘baby’, thotë Obama.

Shtëpinë e Bardhë apo Buckingham Palace (Angli)?– Shtëpinë e Bardhë, vetëm sepse Buckinghal Palace duket se do shumë kohë që të ngjitesh.

Këngëtarin e Queen apo Mbretëreshën Elisabeth? – Obama preferon mbretëreshën.

The Rock (pseudonimi i aktorit) apo aktorin tjetër Chris Rock?– Pyejte interesante, i pëlqej të dy.

Dhe pyetja e fundit: Ke pesë dollarë në xhep. Do blije një burger (hamburger) apo një biletë lotarie? – Varet se sa i mirë është burgeri, por preferoj të zgjedh burger.