Kylie dhe The Rock bien nga froni! Kush janë 10 të famshmit që paguhen më shumë për një postim në Instagram?

Cristiano Ronaldo ka kryesuar listën e më të pasurve të Instagramit pasi futbollisti kërkon më shumë se kushdo tjetër për një postim të sponsorizuar.

Sulmuesi i Juventusit u kërkon reklamuesve 1.6 milion dollarë për postime në llogarinë e tij, sipas firmës së marketingut të mediave sociale Hopper HQ. Ronaldo rrëzoi nga froni Dwayne “The Rock” Johnson, i cili mbante vendin e parë vjet.

Advertisement

Kjo është hera e parë që Ronaldo kryeson listën, që përpilohet që nga viti 2017. Futbollisti ka plot 308 milionë ndjekës të Instagram. Por edhe pse ka qenë më i ndjekuri prej kohësh, Ronaldo nuk ka qenë më i paguari vitet e kaluara, kur The Rock dhe Kylie Jenner kryesonin listën.

Johnson ka 250 milionë ndjekës dhe paguhet pak më shumë se 1.52 milion dollarë për postim, ndërsa ylli i popit Ariana Grande renditet e treta në listë, me një pagesë prej 1.51 milion dollarësh.

Lionel Messi është i vetmi sportist tjetër në 10 më të mirët e listës.

Argjentinasi, i cili ka 224 milionë ndjekës, mund të kërkojë deri në 1.1 milion dollar për postim, duke u renditur i shtati. Futbollisti i radhës në listë është Neymar, që paguhet 824,000 dollarë dhe është në vendin e 16-të.

Gjithashtu ky është viti i parë në të cilin një Kardashian apo Jenner nuk është paraqitur në tre vendet e para.

Më poshtë lista me 10 të famshmit që paguhen më shumë për një postim në Instagram:

1. Cristiano Ronaldo, 308 milionë ndjekës – pak më shumë se 1.6 milion dollarë për postim

2. Dwayne “The Rock” Johnson, 250 milionë ndjekës, 1.52 milion dollarë për postim

3. Ariana Grande, 247 milionë ndjekës, 1.51 milion dollarë për postim

4. Kylie Jenner, 244 milionë ndjekës, 1.49 milion dollarë për postim

5. Selena Gomez, 241 milionë ndjekës – 1.46 milion dollarë për postim

6. Kim Kardashian, 232 milionë ndjekës – 1,41 milion dollarë për postim

7. Lionel Messi, 224 milionë ndjekës – 1.16 milion dollarë për postim

8. Beyonce Knowles, 189 milionë ndjekës – 1.14 milion dollarë për postim

9. Justin Bieber, 180 milionë ndjekës – 1.11 milion dollarë për postim

10. Kendall Jenner, 172 milionë ndjekës – 1,05 milion dollarë për postim