Hueyda El Saied emocionon me fjalët: ‘Më në fund, kam familjen që kam ëndërruar’

Që prej dhjetorit të vitit 2020, Hueyda mban edhe mbiemrin Grosjean pas martesës me partnerin e saj, Thierry, por dita e sotme është më e lumtura për, për shkak se edhe i biri, i ardhur në jetë nga një marrëdhënie e mëparshme, ka të njëjtin mbiemër për shkak të birësimit.

“Babë e bir…Duart më të bukura në botë për mua. Miqtë e mi, sot kam zemrën plot dashuri e krenari. Ashtu si dhe secili prej jush, dhe unë kam shumë arsye të mburrem. Ardhja e Gabrielit në jetën time dhe më pas ajo e Thierryt në jetën tonë ishin ndër gjërat më të bukura që kisha përjetuar deri më 2017-n. Por 2021-shi, pavarësisht gjithë problemeve që ka sjellë pandemia, do të mbetet viti më i bukur për familjen tonë. Tashmë jemi ligjërisht të tre një familje e vërtetë, se të tre kemi mbiemrin Grosjean, unë nga martesa dhe Gabrieli nga birësimi.” – shkruan ajo në Instagram.

Hueyda shton se “më në fund, kam familjen që kam ëndërruar”.

Advertisement

“Më në fund, kam familjen që kam ëndërruar. Thierry me shaka thotë që na ka zgjedhur Gabrielin dhe mua në katalog, por Gabrieli dhe unë themi të njëjtën gjë për të, ndaj falenderojmë Zotin që bëri që Thierry të ‘hapte’ faqen ku ishte fotografia jonë dhe nuk u tremb teksa pa që po lotonim. Përfundimisht jeta ka më shumë imagjinatë se ne dhe është e bukur, shumë e bukur madje.”

Në dhjetor, në një intervistë për Who pas dasmës, ajo u shpreh:

“Lidhja e Gabrielit dhe Thierry-m është krijuar në mënyrën më të natyrshme. Është vetë Gabrieli i cili filloi ta thërriste Thierry-n ‘babi’. Jam e lumtur kur shoh që e duan njëri-tjetrin aq shumë, aq sa ndonjëherë bëhem dhe xheloze.”

Në nëntor të 2017-s, Hueyda foli në “Top Show” për tradhtinë e ish-partnerit francez, Michael Tamisier, me të cilin bashkëjetoi për 5 vite. “Si mund të ndihet një njeri që tradhtohet?” tha ajo. “Dy javët e para qava. Pastaj thashë unë duhet të mbledh veten, nuk jam as e para as e fundit. Jeta vazhdon. Dashuria mbaron. Ai më ka dhënë dhuratën më të bukur, Gabrielin.”