Ky event i rëndësishëm bën bashkë Rita Orën dhe Bebe Rexhën (Foto/Video)

Dy këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë kohë që e kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre.

Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që stafi i eventit prestigjoz “iHeartRadio Awards”, i ka bërë bashkë dy këngëtaret. Vajzat kanë dalë në skenë për të dhënë çmimin “Best Collab”, i cili ishte i pari në rradhë që u dha në natën e mbrëmshme.

Advertisement

Pjesmarrjen e tyre në këtë event, paraprakisht e kanë njoftuar vetë Rita dhe Bebe nëpërmjet postimeve ne Instastory, më pas Rita ka postuar disa foto dhe video të tjera më Beben, duke na vërtetuar dhe njëherë që marrëdhënia e tyre është shumë e mirë.

iHeart wasssuppppp!! @iheartradio @beberexha

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on