Kush tha se marrëdhënia e tyre është krisur? Kylie dhe Travis më të dashuruar se kurrë (Foto)

Shtatzënia e saj mund të cilësohet pa frikë si një nga shtatzënitë më të komentuara të showbizit në botë, pasi deri pak para se të lindte vogëlushen Stormi nuk e pranoi publikisht.

Po flasim për Kylie Jenner, e cila gjatë shtatzënisë u përfol dhe për një krisje të marrëdhënies së saj me partnerin Travis Scott. Megjithatë, mesa duket ardhja në jetë e vogëlushes e ka forcuar më shumë lidhjen e tyre.

Advertisement

Të shtunën mbrëma Kylie dhe Travis kanë shijuar një darkë së bashku në Los Angeles. Dyshja ishin të ftuar në ditëlindjen e Elisabeth ëoods, mamasë së njërit prej miqve më të mirë të Kylie-t. Në një foto të publikuar nga festa e ditëlindjes, Travis shihet duke përqafuar Kylie-n dhe fytyra e 20-vjeçares rrezaton nga buzëqeshja.