Kush janë artistët që do të performojnë në Sheshin Skënderbej në natën e ndërrimit të viteve?

Nesër do të mund të festoni ardhjen e vitit të ri në Sheshin Skënderbej, ku si çdo vit do të shihni një spektakël fishekzjarresh dhe të shijoni muzikë të mirë. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka bërë të ditur se në orën 23:00 do të ketë një koncert, ku do të performojnë Elhaida Dani, Mariza Ikonomi dhe Eneda Tarifa. Koncerti i paraprin festës së madhe në orën 00:00, kur do të festohet ardhja e vitit 2020.

Advertisement

“Gati? Siç e kemi bërë traditë tashmë, ndërrimin e viteve e presim te Sheshi Skënderbej. Një spektakël i paparë fishekzjarresh për të pritur #Tirana100VjetKryeqytet dhe një koncert madhështor na presin më 31 dhjetor, ora 23:00 me Eneda Tarifën, Mariza Ikonomin dhe Elhaida Danin. Lajmëro familjarët e miqtë dhe eja!”, -ka shkruar Veliaj në rrjetet sociale.

Kështu që, bëhuni gati për festë!

/RevistaClass/