Reperi tregon pjesën më të vështirë të lidhjes së tij me Kylie Jenner

Tre muaj pas ndarjes së Kylie Jenner me Travis Scott, reperi deklaroi publikisht se e do akoma dhe se do ta dojë përgjithmonë, ish partneren e tij. Ai gjithashtu ka treguar se pjesa më e vështirë e lidhjes së tij me Kylie Jenner ishte fakti se kishte shumë ndërhyrje nga jashtë.

“Pjesa më e vështirë e një marrëdhënieje është teksa përpiqesh të jësh një i vetëm me miliona zëra që interferojnë nga jashtë.”, shtoi ai gjatë intervistës së fundit për XXL.

Kylie dhe Travis janë prindër të vogëlushes Stormi dhe reperi pohoi se gjatë gjithë kësaj kohe ata kanë punuar fort për të qenë pranë së bijës dhe nuk e kanë lënë ndarjen e tyre të ndikojë tek ajo.

“Kam kaluar shumë kohë me familjen dhe vajzën time. Të jesh baba është shumë më mirë nga ç’e mendoja se do të ishte. Stormi është një prej qënieve më të mira që njoh. Eshtë shoqja ime e ngushtë. Ma bën jetën më të thjeshtë. Më frymëzon dhe më surprizon me mënyrën se si ka filluar të mendojë.”, shtoi ai.

Kjo deklaratë është bërë edhe nga Kylie, e cila kur konfirmoi ndarjen, tha se vogëlushja mbetet një prioritet për të dy dhe rritja e saj do të vijojë si më parë, me të dy prindërit pranë.

/Opinion.al/