Moderatori Alban Dushi dhe Bieta Sulo, para disa muajsh janë bërë prindër të një vogëlushi, te cilin e kanë quajtut KroiArt.
Gjatë ditës së sotme ata kanë qenë familjarisht pjesë e emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel. Por duket se xhirimet nuk e kanë penguar vogëlushin të respektojë oraret e tij të ushqimit.
Bieta ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet duke i dhënë gji vogëlushit dhe krah saj shkruan: “Kur ka orarin e tij, Kroi nuk do t’ia dije as per mikrofon, as per kamera”.
Gjithësesi ëngjëlli i vogël i familjes Dudushi, u përshtat mjaft mirë me atmosferën dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe pasi është djali i një çifti që e dashuron televizionin.
Kjo është dalja e parë televizive e Kroit. Më parë e kishim parë në postimet e Bietës dhe Albanit, por asnjëherë para kamerave.