Bëmë mama të të ngjaj! Vajzat e Aurela Gaçe-s improvizojnë koncert në shtëpi (Video)

Të gjithë e njohim Aurela Gaçen për talentin dhe energjinë që përcjell në çdo dalje të saj.

Mesa shohim nga postimet e shpeshta të këngëtares dhe vajzat e saj janë shumë të shkathta, por në videon e fundit që ka postuar Aurela kuptojmë që dy vogëlushet janë dhe shumë energjike dhe që kanë pasion muzkën, njësoj si mami.
Këtë herë ajo ka treguar sesi dy motrat argëtohen në shtëpi duke improvizuar instrumentin e baterisë me lugë dhe pjata. Ndërkohë që Grace është duke bërë “muzikë” Abigail e shoqëron duke “kërcyer”.

Advertisement

“Jemi ne oren e mesimit te baterise tasa, luge…me vone fillojne legenat e tepsite Grace &Abigail 2 motra, jeta ime,”-përfundon Aurela.

Me shumë mundësi dy bukuroshet e mami Aurelës, shumë shpejt do t’i shohim në ekran.