Tiranë | Arvizu: turizmi varet nga mësimi i gjuhës angleze

Ambasadori i SHBA-së, në Shqipërisë, Aleksandër Arvizu deklaroi sot, se mësimi i gjuhë angleze është prioritet për zhvillimin e turizmit vendas. I pranishëm në takimim me temë “Gjuha angleze dhe rëndësia që ka mbi turizmin në Shqipëri”, Arvizu tha se turizmi i Shqipërisë varet nga mësimi sa më i gjërë i anglishtes, gjuhë të cilën e cilësoi si ajo që bashkon gjithë botë. “Qeveria duhet të vazhdojë të mbështes mësimin e gjuhës angleze, sidomos për ata që punojnë në industrinë e turizmit”, tha Arvizu pasi përmendi disa prej investimeve të qeverisë në këtë sektor. Unioni Anglishtfolës në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së, zhvilluan sot, takimim me student, mbi rëndësinë e gjuhën angleze në turizëm, me qëllim ndërgjegjësimin e publiku mbi përdorimin e anglishtes. “Zgjodhëm turizmin, jo vetëm për t’ju motivuar që të studjoni më shumë, por edhe për t’ju dhënë disa praktika pse anglishtja është e rëndësishme për biznesin dhe sektorin e ekonomik në vend”, tha Aleksandër Arvizu. Sipas, Ambasadorit, anglishtja është një biletë për gjithë vendet që mund të vizitoni, ku tabelat dhe gjithçka tjetër shpjegohet në anglisht për turistët. 1 bilionë e gjysmë njerëz flasin anglisht në të gjithë globin, 400 milionë e konsideorjn atë si gjuhë të parë.

Advertisement