Kjo është ndërhyrja e vetme që ka bërë Valbona Selimllari në fytyrë

Valbona Selimllari është shpallur me të drejtë si një nga femrat më të bukura shqiptare, e cila duket sikur nuk ndryshon aspak, pavarësisht se vitet ikin.

Një nga kuriozitetet më të mvdha të publikut është pikërisht fakti nëse Valbona ka bërë ndonjë ndërhyrje në trupin ose fytyrën e saj. Mbrëmjen e djeshme ish-missi ka qenë e ftuar në “Kurthin e Piter Pan” dhe gjatë emisionit, fëmijët e kanë vënë atë përballë pyetjeve të ndryshme dhe njëra prej tyre ishte se si ajo arrinte të kishte dhëmbë aq të bardhë dhe të bukur. Valbona nuk ka ngurruar dhe e ka treguar në sytë e publikut të gjerë sekretin e saj.
“Unë kam ndërhyrë tek dhëmbët e mi. I kam bërë, por jam munduar që të jenë sa më pranë dhëmbëve të mi origjinal. Gjithashtu e rëndësishme është që edhe t’i mirëmbash dhëmbët që të jenë të bukur”,- u shpreh ish-missi duke i dhënë dhe një mesazh fëmijëve për t’u kujdesur për dhëmbet.

Advertisement