Aktori i 2XL në pritje të ëmbël (Foto)

Aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj së shpejti do të bëhet baba.

Ka qenë vetë aktori i “Apartamentit 2XL”, i cili e ka bërë të ditur këtë lajm në rrjete sociale. Pas 7 vitesh lidhje me regjisoren Jona Xhelilaj duket se ka ardhur momenti që çifti të bekohet me fëmijë.

Advertisement

“Vepra më e mrekullueshme e jetëve tona ky engjëll që po vjen si diell për të ndritur në përjetësi historinë tonë të dashurisë. Faleminderit o Zot për ketë bekim.”,- ka shkruar Ukcenaj krahas postimit të tij të fundit në rrjete sociale.