Kjo është moderatorja shqiptare që do të vizitojë shtëpinë e…

Para dy muajsh në emisionin “Chaud Patate” në Radio ENERGY me Flori Gjini, Suada Daci dhe Rudi Deda, u zbulua se Klea Huta do të nisë një emision të ri në Top Channel.

🎀 F r o m a m l a w i t h l o v e 🎀

A post shared by Klea Huta •amla• (@kleahuta) on

 Ish-moderatorja e “Gjeniut të Vogël” duket se do t’i rikthehet ekranit me një emision dedikuar VIP-ave shqiptarë që janë bërë të famshëm jashtë vendit.

Fillimisht lajmin për këtë emision e ka dhënë fotografi Artan Korencia. Sipas tij, gjithsej do të jenë 12 puntata të këtij programi ku do të intervistohen 12 personazhe të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Sa për sqarim, Angela Martini është mysafire në njërin nga 12 emisionet që po realizohen nëpër botë. Pjesë e emisionit janë grimierja Vjosa Metaj, Altin Hair Artist. Rina Abazi është prezantuese, e unë jam producent. 12 emisionet do të prodhohen nga produksioni im për Top Channel. Detaje të tjera së shpejti.” -shkruante ai në një postim në Instagram.

Ndërkohë që Rina është zëvendësuar nga Klea, kjo e fundit do të intervistojë figura të suksesshme dhe emra të njohur të shqiptarëve që jetojnë dhe kanë zhvilluar karrierën jashtë vendit si Emina Cunmulaj, Angela Martini dhe Ermonela Jaho.

Moderatorët e “Chaud Patate” përmendën sot dhe tre emra mjaft të njohur si Dua Lipa, Rita Ora dhe Albert Stanaj, të cilët do të intervistohen nga Klea në shtëpitë e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.