Një nga shfaqjet që po jepet këto ditë në Teatrin Kombëtar është “Vdiq mbreti, Rroftë Mbreti”.

Vepra është një komedi shqiptare e përshtatur shumë bukur me realitetin tonë sot. Për të folur për shfaqjen dhe për planet e tij në të ardhmen, në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio, ishte i ftuar aktori Klod Hoxha.

Advertisement

Klodi solli shumë të qeshura në studio kur tregoi me batuta historinë e tij 15-ditore në Kinë gjatë shfaqjes “Zbutja e Kryeneçes”, ku ishte ngacmuar nga vajzat atje.

“Në Kinë jam ndierë tamam i rëndësishëm. Kina ishte për mua. Si Bad Pitt-i. Shikonin përshëmbull një të bardhë, me mjekërr, sy bojëqelli. Shkonim nëpër dyqane, hidheshin gocat në qafë. Dhe ti shikoje: Ça kanë këta mo vlla?! Fotografitë që kam në Kinë janë fotografitë më të bukura që kamë bërë gjithë jetën time. Dhe kshu ngacmonin, po si kuptonim ne.”,- u shpreh duke qeshur Klod Hoxha.

Ndërsa kur u pyet nëse ka në plan të zhvillojë karrierë jashtë Shqipërisë, Klod Hoxha tha se është në nga pikësynimet e tij në të ardhmen.

“E kam menduar, por se di. është një nga pikësynimet e mija. Amerika është vendi ideal për ne, por edhe Turqia mirë është.”,– tha Klodi për “Chaud Patate”.

Megjithatë në planet e tij ishte dhë një film, të cilën Klodi dëshironte ta shkruante vetë dhe këtë herë të mos vinte si aktor, por si regjsor.

“E kam dhe unë një ëndërr timen për të bërë një film. Kam një tregim që e kam lexuar kur kamë qenë në akademi në vit të parë dhe më ka mbetur në mendje. Po e mendoja, kur po xhiroja filmin “Njeriu me Këmishë” dhe isha duke e treguar atyre sikur të bëja një film me këtë historinë. Sikur e pëlqyen dhe më thanë ta shkruaj e ha hedh në skenar. është si tip romance, që ndodh në një vend të humbur, një femër e mbyllur që punon në një dyqan. Aty paraqitet një mashkull, të cilit nuk i jepet biografia, por duket që vjen nga një vend i largët. Vjen në dyqanin e kësaj vajzës dhe aty fillon ajo “shkëndia” dhe zhvillohet i gjithë skenari.”,- tregoi Klod Hoxha për Energy Radio.