Kina ndërpreu transmetimin e performancës së Shqipërisë në Eurovision (Video)

Para dy ditëve është mbajtur gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, ku Shqipëria është përfaqësua nga Eugent Bushpepa, i cili u kualifikua dhe në natën finale.

19 artistë nga 19 shtete dolën në skenë dhe sollën performanca të shkëlyqera, ku 10 prej tyre kaluan në finalen e madhe.

Advertisement

Por diçka e papritur ka ndodhur, pasi Kina vendosi të mos shfaqë performancën e Eugent Bushpepës dhe përfaqësuesit të Irlandës, Ryan O’Shaughnessy.

Mango TV është media që ka të drejtën e transmetimit të Eurovision në Kinë, por ndaloi banorët kinezë të shihnin këngëtarin shqiptar dhe atë irlandez. Arsyeja është se në Kinë, në fillim të këtij janari ka hyrë në fuqi një rregullore e rreptë që ndalon promovimin e artistëve me tatuazhe ose kulturës hip-hop. Siç dihet, Eugenti ka shumë tatuazhe, të cilat u vendosën dhe në dukje nga moderatoret simpatike të Eurovision.

Ndërsa për irlandezin, Ryan ka një rregull tjetër që ndalon promovimin e seksit në të njëjtën gjini. Kujtojmë se performanca e tij kishte dy djem që funksiononin si një cift normal dhe kjo nuk është e pranueshme në Kinë pasi promovon LGBT.