Kohët e fundit është përfolur shumë për tradhëtinë e Tristan Thomson ndaj partneres së ditë Khloe Kardashian vetëm disa ditë para se ajo të sillte në jetë vogëlushen True.
Megjithatë deri më tani, motra e saj Kim nuk ka dhënë asnjë opinion në intervista.

E ftuar në emisionin e famshëm të Ellen DeGeneres ylli i “Keeping Up With The Kardashian” theu heshtjen duke folur për herë të parë mbi tradhtinë që iu bë Khloe-s.

Advertisement

Kim e kishte paksa të vështirë të tregonte se si është ndier kur mësoi gjithë këtë.

“Nuk e di si ta përshkruaj tjetër këtë përveçse të them se është kaq e ngatërruar. Ne u përpoqëm gjithë kohës të mbështesim Khloe-in. Akoma atë po bëjmë. Nga ana tjetër ajo është e fortë dhe po bën më të mirën e mundshme. Situata është shumë e trishtë gjithsesi.”- u shpreh ajo.


“Kam vendosur një rregull të tillë që me vëllain tim. Nëse në mes të gjithë kësaj përfshihet një bebe, unë nuk do flas. Do ta marr me qetësi dhe s’do flas edhe aq keq (për prindërit). Nuk dua të them diçka negative për ta, sepse e di që do vijë një ditë që True do ta shohë këtë. E ke parasysh, është lëmsh!”- përfundoi Kim.