Tani më jemi mësuar me emrat e çuditshëm të familjes Kim dhe Kanye West.

Vajza e madhe e tyre mban emrin North, djali Saint, ndërsa të sapolindurës Kim dhe Kanye i kanë vendosur një emër disi të veçantë. Ata kanë vendosur ta quajnë Chicago West, dhe kuptimi i saj ka të bëjë me vendin ku është ritur reperi, pra Chicago.

Advertisement

E duke pasur parasysh emrin e motrës dhe vëllait të saj, Chicago West merr disi kuptim. Kim bëri të ditur zgjedhjen e tyre në blogun e saj të premten, në të njëjtën formë si lajmi i lindjes.

E vogla erdhi në jetë më 15 janar nga një nënë surrogate, me peshën 3.3 kg.

Tani na mbetet vetëm të presim që Kim të publikojë foto të vogëlushes e të shuajmë kuriozitetin plotësisht.