Kim Kardashian takon gjyshen që shpëtoi nga burgu

Kim vizitoi Alice Johnson në shtëpinë e saj në Memphis, Tennessee, të mërkurën, një javë pasi 63-vjeçarja u lirua nga burgu ku ishte dënuar me burgim të përjetshëm për drogë.

Ylli i “KUWTK” luajti një rol shumë të rëndësishëm për t’i ndërruar mendjen Presidentit Trump që ta lironte nga burgu, gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Advertisement

37-vjeçarja dhe Alice u fotografuan duke u përqafuar ndërsa po përgatiteshin për intervistën e tyre të parë të përbashkët televizive.


Kur Kim foli fillimisht për Alice Marie Johnson, ajo as që e njihte gruan që do t’i falte lirinë. Nuk ia njihte as emrin, ngaqë ishte e burgosur prej vitesh.

 “Nuk i dija emrin. Nuk e njihja Kim-in. Në momentin që kuptova kush ishte, fillova të lexoja çdo revistë që mund të gjeja. Lexoja çdo gjë rreth saj. Dhe të gjithë u mahnitën. Unë u mahnita po ashtu,” tregon Alice.