Jemi mësuar ta shohim në një stil krejt tjetër, siç edhe u bë e famshme kohë më parë me asetet e saj.
Ylli i famshëm televiziv, Kim Kardashian West kësaj here vjen super “classy” me një sesion fotografik nga i njohuri, Steven Klein, për revistën Interview.
Në fotot e publikuara deri më tani, Kim ngjason me Zonjën e Parë të SHBA-ve, Jacqueline Kennedy. Në setin fotografik i është bashkuar edhe e vogla e saj, North West.