Kim Kardashian nuk është e njohur vetëm për reality shoë-n e familjes së saj “Keeping Up With the Kardashians” por ka fituar mjaft famë edhe për një arsye tjetër.
Së fundmi, Kim shfaqet në kopertinën e prestigjozes Forbes pikërisht për suksesin e madh që ka korrur video-loja e saj e quajtur “Hollywood”.
Kjo video-lojë u publikua në qershor të vitit 2014 dhe deri tani ka mbledhur 160 milionë dollarë dhe është shkarkuar 45 milionë herë. Kardashian ka marrë nga ky projekt 212 milionë dollarë.
“Që kur kam qenë e vogël i kam dashuruar video-lojërat. Mbaj mend që pyeta Kanye-n nëse duhej ta ndërmerrja këtë iniciativë të re ose jo. Ai më tha menjëherë: Po! Kjo sepse edhe ai vetë u bë pjesë e muzikës vetëm prej video-lojërave. Fillimisht kishte dëshirë të realizonte muzikë për lojërat, por më vonë karriera e tij mori një rrjedhë tjetër”, ka thënë Kim.