Will Smith, pjesë e “Suicide Squad”

Will Smith është një ndër aktorët e paktë të cilin fansat nuk e kanë parë asnjëherë në një rol negativ, por me sa duket kjo do të ndryshojë. Smith do të luajë rolin e “të keqit” në filmin “Suicide Squad” që do të dalë së shpejti. “Nuk kisha interpretuar kurrë një karakter që nuk do t’ia dijë për asgjë. Është shumë mirë kur nuk duhet të mbash gjithë linjën morale të filmit”, shprehet Smith. Ai luan rolin e Deadshot, një vrasës profesionist që nuk ka dështuar kurrë, e për suksesin e tij edhe këtë herë askush nuk ka dyshime!

Advertisement