Kim Kardashian kujton momentin kur i tregoi Kanye West për shtatzëninë

Teksa ka postuar një foto të vjetër me bashkëshortin e saj Kanye West në ditëlindjen e këtij të fundit, Kim ka treguar për herë të parë për momentin kur i tregoi atij se ishte shtatzënë.

“Ishte viti 2012 dhe unë ndodhesha në Londër për premierën e koleksionit tim më të ri. I thash Kanye-s të vinte në Londër menjëherë sepse ndihesha e frikësuar. I tregova se isha shtatzënë dhe ai më çoi në restorantin tim të preferuar për të më qetësuar” -shkroi ajo.

Atë vit, Kim Kardashian ishte në pritje të ëmbël me fëmijën e tyre të parë, vajzën North West.

Burimi: TopChannel