Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për herë të parë

Reperi i njohur Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme ka ardhur në jetë vajza e tyre, së cilës çifti i ka vendosur emrin Iza.

Lajmi është bërë i ditur nga babai i Erzinës, vjehrri i reperit, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk ka postuar ende asgjë në rrjetet sociale. Në postimin e tij ai shkruan:

Advertisement

Kujtojmë se babai i Erzinës ishte ai që po me anë të një publikimi në rrjetet sociale zbuloi pak ditë më parë se emri që Kresha dhe bashkëshortja e tij kishin zgjedhur për të bijën ishte pikërisht Iza. Kuptimi i emrit është “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.

Urimet më të mira për Kreshën dhe Erzinën!

Burimi: News31.al