Njëherë të zeza, njëherë platin, njëherë të gjata e njëherë të shkurtra, një gjë është e sigurt, Kim Kardashian nuk gjen paqe me flokët e saj.
Ajo ndonjëherë eksperimenton aq shumë sa pyesim veten nëse ka venë paruke apo janë flokët e saj?
Këtë herë ylli i “Keeping Up with the Kardashians” dhe nëna e tre fëmijëve, ka ndryshuar drastikisht look, duke i lyer flokët ngjyrë rozë.
Për ta konfirmuar, një ndjekës në Twitter, e pyeti nëse ishte apo jo një paruke.
“Janë flokët e mi”, është përgjigjur shpejt Kim.