Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez bashkë në një film?

Personazhi i njohur televiziv Kim Kardashian është shprehur shpesh se dëshiron të jetë pjesë e projekteve kinematografike.

Gjithashtu gjatë intervistave të ndryshme për mediat e huaja, Kim ka theksuar se do të dëshironte të bashkëpunonte me këngëtaren dhe aktoren e njohur Jennifer Lopez.

Por duket se ëndrra e saj do të realizohet. Sipas “Harper’s Bazaar” dy personazhet e njohura do të bashkohen në një projekt si aktore.

Lajmi është pritur me shumë entuziazëm nga fansat dhe ndjekësit e të dyjave. Megjithatë ende nuk dihet se për çfarë projekti bëhet fjalë dhe se kur do të publikohet.

/Opinion.al/