Home Celeb Kim K nuk do t’ia dijë fare, ju dërgon “dashuri” armiqve të saj (Foto)

Kim K nuk do t’ia dijë fare, ju dërgon “dashuri” armiqve të saj (Foto)

0
Kim K nuk do t’ia dijë fare, ju dërgon “dashuri” armiqve të saj (Foto)

Është Shën Valentini, të gjithë kanë nevojë për dashuri.

Gjatë këtyre ditëve, Kim Kardashian po dërgon zemra gjigante me parfumet e saj KKW Kimoji Hearts miqve dhe armiqve. Dje, në Instastory-n e saj, ajo postoi listën e plotë të personave të famshëm që do u dërgonte dhurata, përfshirë këtu dhe Taylor Swift.

“Vendosa që për këtë Shën Valentin të gjithë meritojnë një ‘valentine'”, thoshte Kim ndërsa filmonte listën. “Do u dërgoj atyre që më duan, që më kanë inat, të  gjithëve që mendoj, sepse është Shën Valentini.”

Kujtojmë se një vit e gjysëm më parë, Kim Kardashian ekspozoi Taylor Swift, në ditën e gjarpërinjve. Kanye publikoi një këngë që përmbante në tekst vargjet ‘I feel like me and Taylor might still have sex/Why? I made that bitch famous’ (E di se unë dhe Taylor mund të bëjmë seks, sepse unë e bëra atë k***ën të famshme). Taylor tha publikisht se kjo ishte një goditje e ulët dhe më pak mori hak me albumin “Reputation”.

E megjithatë, këto nuk e bezdisin aspak Kim, ajo di gjithmonë çfarë bën!