Pas një marrëdhënieje të gjatë pune, Kim K ka vendosur ta pushojë nga puna asistenten personale, Stephanie Shepherd, e cila ishte edhe një mikeshë e mirë e saj.

Burime të afërta me familjen thanë se vajzat nuk flasin me njëra- tjetrën. Shepherd punonte për Kim që prej vitit 2013, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar. Megjithatë, ish-asistentja ka shkruar një status në Instastory, ku duket qartazi që i referohet Kim-it. “Kujdesi për veten nuk lidhet gjithmonë me aromat shpërthyese të vaskave apo maskat 20 dollarëshe të fytyrës. Ndonjëherë, kujdes do të thotë të shkosh në orën 8:00 në shtrat dhe të largosh nga jeta një mike të keqe. Të falësh veten për mostakimin me standartet e paarritshme dhe të kuptosh sa vlen. Kujdesi për veten nuk është gjithmonë luksoz, por një kuptim për të jetuar”,- ka shkruar ajo.

Advertisement

Sipas zërave, Kim i kishte dhënë Shepherd shumë përgjegjësi për të mbajtur, por sipas saj Stephanie nuk kishte arritur t’u përgjigjej kërkesave të saj.