Televizioni Publik Shqiptar po përgatitet për Festivalin e 56-të të këngës.

Dy gjysmë finalet do të zhvillohen në 21 dhe 22 dhjetor, ndërsa finalja do të mbahet në 23 dhjetor. Këtë vit Festivali ka rikthyer moderatorin shumë të dashur për publikun, Adi Krastën, i cili e ka prezantuar atë dhe në vitet 1997, 1999, 2002, 2003 dhe 2006.

Por, e veçanta e Festivalit të këtij viti pritet të jetë “surpriza” që po përgatit këngëtarja e famshme, Aurela Gaçe. Burime pranë këngëtares thanë për “radionrg.al” se Aurela është rikthyer pasi fitoi vendin e parë “Festivalin e 49-të të Këngës” para 7 vitesh, por këtë herë si e ftuar speciale. Gjithashtu, ajo po punon për një projekt që pritet ta prezantojë në një nga netët e Festivalit.

Nuk dihet me saktësi se për çfarë bëhet fjale, por ne po presim… ndoshta një këngë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.