Kim dhe Pete nuk flasin dhe as takohen më bashkë!

Kim dhe Pete po dilnin dhe flisnin gjithë ditën bashkë, edhe pas ndarjes, por mesa duket, gjërat kanë ndryshuar.

Sipas “E! News”, komediani dhe ylli i serialit “The Kardashians”, i kanë ndërprerë marrëdhëniet dhe nuk flasin dhe as takohen më.

Advertisement

Nuk dihet pse, si, qysh, tek, por duket përfundimtare dhe shumë misterioze, sepse sipas symprehtëve të internetit, kur Kim kishte ditëlindjen, Pete i dhuroi asaj disa buqeta magjepsëse dhe një qiri ku shkruhej “Jasmin” (Sipas rolit të tyre si Jasmin dhe Aladdin në “SNL”, ku ndodhi dhe puthja e parë mes tyre).

Pastaj burimet thanë se “Pete kishte shkuar në dhomën e hotelit të Kim dhe ditën tjetër, ajo i ktheu vizitën në Staten Island”.